
Çupi tha se në 8 shkurt protestohet kundër qeverisë, kundër korrupsionit, pra në rastin konkret janë të gjitha arsyet bashkë për të protestuar.
Dhurata Çupi, deputete e PD-së, në emisionin “Të Pashoq”, duke folur për protestën e 8 shkurtit, tha se ajo do të jetë madhështore. Çupi tha se në 8 shkurt protestohet kundër qeverisë, kundër korrupsionit, pra në rastin konkret janë të gjitha arsyet bashkë për të protestuar.
“Nuk është sebep intervista e ish-zv.Kryeministrit për të protestuar, pasi kemi një Kryeministër që shpenzon 33 mijë euro për një shishe verë, Kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në pronë të tij. Krejt e pranueshme që opozita të bëjë protesta. Do e shikoni që bulevardi do të jetë plot, në ditët në vazhdim do dalin edhe detajet. Përfaqëesuesit politikë të opozitës janë në terren.Luks i shfrenuar qeveritar, abuzime me të drejtat e qytetarëve. Ka një mbështetje të shtuar të qytetarëve ndaj opozitës, sondazhet e tregojnë këtë. Në të gjitha sondazhet, janë edhe takimet me qytetarët, kryeministrti e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë. Protestat kanë qenë madhështore. Çdo protestë është më e madhe se protesta tjetër. Çdo projektligj qeveritar shton pakënaqësi. Ka një dëshpërim masiv, janë larguar të rinjtë. Janë larguar sepse janë të pashpresë. Edhe një opozitë e përçarë e ka zhbërë shpresën e shqiptarëve. Skenari i ditës së shtunë do të bëhet publik nga kryetari i PD”, tha Çupi.
E pyetur se si PD do të bindë elektoratin ‘gri’ të votojë për opozitën, Çupi tha se kjo do të bëhet përmes programit. Çupi tha se është pikërisht programi i PD që do të bindë këtë elektorat që të na mbështesë në 11 maj.
Çupi, tha më tej se çdokush që nuk bashkohet me opozitën i shërben Edi Ramës. Në këtë kuadër, ajo theksoi se qoftë Lulzim Basha ashtu edhe Enkelejd Alibeaj, që kanë qenë ministra dhe deputetë të PD-së, nuk mund të qëndrojnë në këto pozicione sikundër janë sot përballë demokratëve. Në këtë kuadër, Çupi tha se si Basha ashtu edhe Alibeaj duhet t’ia kthejnë besimin demokratëve.
“Një parti e re që nxjerr 1 deputet nuk i shërben Shqipërisë. Asnjë perceptim nuk ka për këto parti, edhe më parë janë krijuar parti kanë hyrë në zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë deputet. Ata që nuk bashkohen sot me opozitën janë vegla të Edi Ramës”, tha Çupi.
Çupi foli edhe sa i takon përplasjeve brenda partisë lidhur me listat për deputetë. Ajo tha se Partia e Lirës do të jetë pjesë e listave, pasi sipas saj ajo është një aleate e pandashme e PD-së që nga viti 2017. Deputetja demokrate tha më tej se nuk ka emra konkret për listat, pasi ata do të përcaktohen në bazë të statutit.
“PL-ja është aleate e opozitës tashmë me vite. Që nga 2017 është aleate e opozitës, ka bërë opozitë, ka qenë në krah të PD-së dhe ajo që do duhet të bëhet tani është të bashkohemi kundër kësaj qeverie. PL është e ftuar dhe do të jetë pjesë e programit të opozitës, e bashkimit të të gjitha forcave opozitare. E keqja më e madhe në Shqipëri sot është Edi Rama dhe kjo qeveri. Nuk kam detaje për listat sepse ka një statut partia. Noka është në kontakte të vazhdueshme me aletet shqiptar.
...Mua nuk më duket të ketë kosto. Ne prandaj jemi opozitë dhe Parti Demokratike, secili ka mendimin e tij. Personalisht unë jam që çdo forcë opozitare të bashkohet për të hequr të keqen e madhe Edi Ramën dhe PS”, përfundoi Çupi.
Lini një Përgjigje