
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në podcastin “TëPashoq” në kanalin në youtube të “Pamfleti”-t, foli sa i takon përplasjeve brenda partisë lidhur me listat për deputetë.
Çupi tha se Partia e Lirës do të jetë pjesë e listave, pasi sipas saj ajo është një aleate e pandashme e PD-së që nga viti 2017. Deputetja demokrate tha më tej se nuk ka emra konkret për listat, pasi ata do të përcaktohen në bazë të statutit.
Pjesë nga intervista:
-T’iu pyes pak për listat, ka shumë të pakënaqur edhe në radhët tuaj, disa e thonë publikisht disa e thonë nën zë, për përfshirje e PL-së në listat tuaja. Jeni ju të kënaqur me këtë bashkëpunim? Si do të koordinoheni për listat?
Çupi: PL-ja është aleate e opozitës tashmë me vite. Që nga 2017 është aleate e opozitës, ka bërë opozitë, ka qenë në krah të PD-së dhe ajo që do duhet të bëhet tani është të bashkohemi kundër kësaj qeverie. PL është e ftuar dhe do të jetë pjesë e programit të opozitës, e bashkimit të të gjitha forcave opozitare. E keqja më e madhe në Shqipëri sot është Edi Rama dhe kjo qeveri. Nuk kam detaje për listat sepse ka një statut partia. Noka është në kontakte të vazhdueshme me aletet shqiptar
-Ka shumë demokrat në rradhët tuaja që thnë se kjo mund të krijojë një kosot nëelektorat, bahskupunimi me L
Çupi: Mua nuk më duket të ketë kosto. Ne prandaj jemi opozitë dhe Parti Demokratike, secili ka mendimin e tij. Personalisht unë jam që çdo forcë opozitare të bashkohet për të hequr të keqen e madhe Edi Ramën dhe PS.
Lini një Përgjigje