TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2025, 08:55

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama thirrje emigrantëve: Mund të votoni edhe me pasaporta dhe ID të skaduara

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama thirrje emigrantëve: Mund të votoni edhe me

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kreu i qeverisë u shpreh se me vendimin e datës së djeshme, të gjithë emigrantët që kanë pasaporta dhe karta identiteti të skaduar mund të regjistrohen. Rama theksoi se pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar dokumenteve të tyre të identifikimit, janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen.

“Qeveria dje ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID që u ka kaluar afati do të mund të votojnë, pra mjafton ta kenë pasaportën dhe ID, pavarësisht afatit që mund të kenë kaluar janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen. Mundësia për t’u regjistruar është deri më 4 mars. Regjistrimi është i thjeshtë”, tha ai, duke komunikuar live me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”.

Lini një Përgjigje