TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2025, 07:28

Erion Braçe kritikon Ramën: Qeveria ka harruar hallexhinjtë, nuk është bërë asgjë për fshirjen e gjobave (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe kritikon Ramën: Qeveria ka harruar hallexhinjtë,
Deputeti i PS, Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe ka kritikuar qeverinë e tij se ka harruar aktin për fshirjen e gjobave. Ligji u votua në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend dhe do të falte gjobat për mijëra njerëz të penalizuar për ndërtimet pa leje në fshat dhe në qytet.

E ndërsa ligji u publikua në Fletoren Zyrtare më 30 dhjetor dhe hyri në fuqi më 15 janar, ende nuk janë përshkruar procedurat për fshirjen e gjobave.

“Unë e kuptoj rehatin e kujtdo ne zyra, por hallexhinjtë nuk janë rehat”, thekson Braçe.

 

deputeti i ps erion braçe

Lini një Përgjigje