
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është inkurajuese të shohësh BE të kaloj kaq shpejt nga fjalët në vepra.
Më tej, kryeministri u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që rrethohet nga BE, pasi na ka ndihmuar që të bëjmë një shtet demokratik dhe funksional.
“Është inkurajuese të shohësh BE të kalojë shumë shpejt nga fjalët në vepra, por është inkurajuese dhe më duhet të them se kjo është diçka që e kemi përjetuar këto viteve fundit falë përkushtimit të presidencës së KE. Von Der Lyen na ka shoqëruar në momente mjaft të errëta, kur tërmeti goditi Shqipërinë dhe mund të them pa asnjë dyshim se pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të ndërtuar më mirë nga e para, do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizoj se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë brenda një kohe kaq të shkurtër. Besoj fortë se Europa për ne ka të bëjë me dijen, të mësuarit se si të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim, si të transformojnë atë që është më e rëndësishmja për një vend si ne. Gjithnjë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund të shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik për qytetarët e vet siç bën BE.
E di se nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE. Nuk ka rrugë tjetër, ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një Universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi për studentët. Kjo është dhe një mësim më i thelluar për vetë BE dhe për rrugëtimin e tij. Besoj se shumë më tepër të rinj shqiptarë se sa 31, duan të jenë pjesë e këtij kolegji. Konkurenca do të bëhet më tepër sfiduese. Nuk dua të zgjatem më shumë. Faleminderit që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimplotë. Ajo e mori përsipër dhe e bëri”, tha Rama.
Lini një Përgjigje