
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është takuar me presidentin e vendit Bajram Begajn.
Presidentja e KE-së është shoqëruar nga ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.
Më tej, von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojnë një konferencë për shtyp rreth orës 17:30.
Paraprakisht mësohet se në qendër të bisedës do të jenë arritjet e këtij procesi ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij, si edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e hënë. Von der Leyen është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.
Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Ndërkohë, Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, përveç samitit të Procesit të Berlinit.
Kjo është hera e parë që një president francez pritet në Shqipëri me ceremoni shtetërore.
Lini një Përgjigje