TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 12:00

Pazar edhe me vilën e Enverit; Babloku po ia bën gati mikut me 1.3 miliardë lekë investime

Shkruar nga Pamfleti
Pazar edhe me vilën e Enverit; Babloku po ia bën gati mikut me 1.3
Edi Rama, në vilën e Enver Hoxhës /

Në mos, ai që do ta marrë vilën e Enverit, është vetë nipi i Barba Spiro Kolekës, i maskuar pas Artan Lames si te objektet e Gardës, të shohim se cili është miku apo mikesha e Bablokut, që qëndron pas logos së firmës private “Vila Art Rezidencë Tirana”, që do jetë emri “rilindës” i Vilës së Enver Hoxhës...

Babëzia e planeve grabitqare të “Bablokut” të “Rilindjes”, ka përfshirë dhe vilën  e Enver Hoxhës, njohur si Vila nr. 31 në qendër të ish-Bllokut, me sipërfaqe sa 2-3 kulla.

Nuk dihet nëse do jetë ndonjë skenar i afërt për ndërtim kullash edhe mbi atë truall, por më 11 tetor 2023, kryeministri Edi Rama firmosi Vendimin Nr. 570, për koncesionare të krejt objektit e oborrit të Vilës nr. 31.

Pazar edhe me vilën e Enverit; Babloku po ia bën gati mikut me 1.3

Nga forma juridike dhe përmbajtja e vendimit me dhënie falas pa asnjë pagesë qiraje e taksash në shtet, kuptohet që kryeministri e ka kaparuar pazarin, me mikun apo mikeshën që do t’ia japë në përdorim falas e me afat 35 vite, siç thuhet nga burime në Ministrinë e Shërbimeve Qeveritare.

Pra, Vila nr. 31 e diktatorit në qendër të ish-bllokut, sipas vendimit të qeverisë do jepet në përdorim falas, sepse si vlerë qiraje do t’i njihet vlera financiare e energjisë elektrike dhe ujit që do konsumojë, ngaqë ai do ta mirëmbajë vilën.

Së pari, ai që do marrë vilën, do ta përdorë si biznes personal për 35 vite dhe është i detyruar të mirëmbajë e ri konstruktojë atë për interesat veta.

Së dyti, Babloku e ka skemë të paramenduar, mbasi po ia bën gati vilën, duke e ri konstruktuar me vlerë investimesh 1.4 miliardë lekë nga fondet e shtetit, nëpërmjet tenderit të bërë më 26 prill 2023 dhënë firmës “Valona Konstruksion Sh.p.k”, me afat garancie punimesh deri në vitin 2034.

Pazar edhe me vilën e Enverit; Babloku po ia bën gati mikut me 1.3

Në mos, ai që do ta marrë vilën e Enverit, është vetë nipi i Barba Spiro Kolekës, i maskuar pas Artan Lames si objektet te Garda, të shohim cili është miku apo  mikesha e Bablokut, që qëndron pas firmës e logos “Vila Art Rezidencë-Tirana”, që do jetë emri “rilindës” i Vilës 31”.

Do ta marrë si koncesion 35-vjeçar, pa pagesë dhe me kushtin që të paguajë vetëm faturat e energjisë elektrike dhe ujit që do shpenzojë për biznesin e bërë atje./Pamfleti

1.3 miliardë investime vila e enverit babloku

Lini një Përgjigje