TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2023, 18:32

Takim Kurti-Vuçiç në Tiranë? Rama nuk e përjashton si mundësi

Shkruar nga Pamfleti

Takim Kurti-Vuçiç në Tiranë? Rama nuk e përjashton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë, në një kohë kur tensionet mes palëve janë të larta.

“Nuk kemi planifikuar diçka të tillë, nuk e parashikoj. Çdo gjë mund të ndodhë sepse në situata të tilla ku të gjithë flasin me njëri-tjetrin, nëse ka një hapësirë ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës që do të jenë këtu, do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë”, deklaroi Rama në intervistën e tij në podkastin Inside Albania.

 

Lini një Përgjigje