TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2023, 18:06

Arrestimet në radhët e PS, Ditmir Bushati: Korrupsionin nuk e lufton vetëm SPAK, qeveria përgjigjet politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet në radhët e PS, Ditmir Bushati: Korrupsionin nuk e lufton

Ish ministri Ditmir Bushati i ka dhënë një goditje qeverisë sa i takon luftës ndaj korrupsionit. Pas kritikave lidhur me qëndrimet ndaj Kosovës, Bushati tha në një emision se SPAK merret me individët, por i takon qeverisë të merrte me masat politike.

Lufta e vërtetë kundër korrupsionit është çështje kulture dhe çështje botëkuptimi. Korrupsioni duhet të luftohet në radhë të parë nga qeveria, duhet të luftohet me veprime të qarta politike dhe me marrje të përgjegjësive që shqetësojnë opinionin dhe buxhetin. SPAK nxjerr vetëm përgjegjësitë individuale. SPAK ka për detyrë ti shkojë çështjeve që kanë lidhje me përgjegjësitë individuale. PS deri tani ka treguar gatishmëri për të mos penguar punën e SPAK. është shumë e rëndësishme që anti-korrupsionin, anti-nepotizmin ne nuk mund të presim të na e luftojë SPAK edhe sikur të marrim të mirëqenë që në SPAK janë të gjithë prokurorët ëngjëj, çka nuk është rasti. Ne na duhet të kemi një qasje tjetër në raport me çështjen e sundimit të së drejtës”, tha ai në “Kjo Javë”.

 

Lini një Përgjigje