TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2023, 15:48

Dridhen të korruptuarit, Senati i SHBA fut në axhendë emërimin e pasuesit të Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Dridhen të korruptuarit, Senati i SHBA fut në axhendë
David J. Kostelancik

“Pamfleti” ka siguruar ekskluzivisht rendin e ditës së Senatit më 16 tetor, pra ditën e hënë dhe një ndër pikat e rendit të ditës është pikërisht emërimi i David J. Kostelancik në vendin tonë...

Merr fund qetësia për të korruptuarit e Tiranës. Pas largimit të Yuri Kim në qershor, ambasada e SHBA nuk ka qenë e përfshirë në ngjarjet politike në vend. Pavarësisht se i dërguari i Uashingtonit, David Wisner ka pasur takime, ka munguar fryma dhe ultimatumet që vinin kur ishte Yuuri Kim. Kjo pasi pritej emërimi i ambasadorit të ri.

Presidenti Joe Biden ka propozuar si pasues të Yuri Kim, David J. Kostelancik. Ky i fundit duhej të kishte ardhur që në prill apo maj, por emërimi tij ka qenë i bllokuar për më shumë se 6 muaj për shkak të konflikteve mes republikanëve dhe demokratëve në Senatin Amerikan. David J. Kostelancik doli para Senatit më 30 mars dhe prezantoi axhendën e tij, por nuk është bërë votimi.

Megjithatë lajme të mira vijnë për shqiptarët dhe të hidhura për politikanët. Senati ka futur në axhendë diskutimin për ambasadorin që do të vijë në Tiranë. “Pamfleti” ka siguruar ekskluzivisht rendin e ditës së Senatit më 16 tetor, pra ditën e hënë dhe një ndër pikat e rendit të ditës është pikërisht emërimi i David J. Kostelancik në vendin tonë. Mbetet të shihet nëse do arrihet të miratohet emri i tij, por fakti që është futur në axhendë do të thotë se bllokada po merr fund.

Emërimi tij është një lajm i keq për politikën. David J. Kostelancik është një njohës i mirë i Ballkanit dhe fokus të madh do të ketë luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimin rus, dy fenomene mjaft të përhapura në vendin tonë.

Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik kur raportoi në Senat. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai, raporton "Pamfleti".

Ai duket se do të vijë në një moment kur politika është e përçarë. Opozita është ndarë në 3 pjesë dhe kjo ka rritur autoritarizmin qeveritar. Po ashtu SPAK nuk po godet atje ku duhet. Sinjalet janë se me ardhjen tij situata do të ndryshojë, por të shohim se çfarë do të prodhojë të hënën Senati Amerikan. /Pamfleti

Dridhen të korruptuarit, Senati i SHBA fut në axhendë

Dridhen të korruptuarit, Senati i SHBA fut në axhendë
Axhenda e Senatit Amerikan

 

david j. kostelancik shba ambasador

Lini një Përgjigje