Kur e kanë pyetur për ‘non gratën’, ka thënë se nuk prish punë se nuk do ketë më lidhje me ndërkombëtarët, se tek e fundit rëndësi ka qeverisja e brendshme e shqiptarëve sepse ata e votojnë. Por tani, edhe sikur një njeri të thjeshtë që vjen nga një vend i huaj, të takojë, i bën bujë të madhe. E kemi fjalën për Sali Berishën.
Ai ka takuar Rainer Zitelmann, gazetar dhe autor gjerman i disa librave. Berisha e shet shtrenjtë këtë takim si për të treguar që ja, të huajt, e aq më tepër gjermanët e njohin dhe e sajdisin herë pas here. A thua është ky personazh pjesë e qeverisë gjermane.
Në Gjermani ka njerëz që adhurojnë dhe Putinin, po çdo të thotë kjo?! Berisha ka bërë një reagim sot për këtë takim dhe ja çfarë shkruan. Dje, me kënaqësi të veçantë, prita në zyrë gazetarin dhe autorin konservator gjerman të shumë librave, Rainer Zitelmann. Me z. Zitelmann shkëmbyem, jo vetëm kujtimet e viteve të diktaturës, kur ai si një i ri ndiqte programet e Radio Tiranës, ndërsa unë radiot e huaja, por folëm edhe për të ardhmen e rajonit dhe Europës.
I interesuar për Shqipërinë aktuale, dhe se si vendi ynë do të projektohet në dekadat e ardhshme, i thashë mikut gjerman se Shqipëria po përjeton atë që Samuel Huntington quan ‘mobocracy’, pra sundimi i Mafias.
Theksova gjatë bisedës edhe mesazhin e një fjalimi tim në parlament në vitin 2013, ku paralajmëroja Edi Ramën se ai kishte marrë amnistinë popullore për lidhjet e tij me botën kriminale gjatë kohës si kryebashkiak, por ishte koha që t’i ndërpriste këto lidhje, për të mirën e vet dhe të popullit shqiptar. Nuk e ka bërë këtë. Perkundrazi perdori te gjithe pushtetin për konsolidimin e këtyre lidhjeve nga Shqipëria në Meksikë. Pranova me mirënjohje dhuratën e z. Zitelmann, librin “Në mbrojtje të Kapitalizimit’, botim i sh.b. Onufri’.
E shikon që janë shumë të rëndësishëm ndërkombëtarët dhe nëse ata të heqin vizën, nuk ngre dot kokë, o Sali?
Lini një Përgjigje