TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 08:40

Procesi i Berlinit, Begaj pret sot në Presidencë Ursula von der Leyen

Shkruar nga Pamfleti
Procesi i Berlinit, Begaj pret sot në Presidencë Ursula von der Leyen
Bajram Begaj

Ditën e sotme, 15 Tetor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë e para ndër liderët evropianë që do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar.

Ajo do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj rreth orës 15:30.

Begaj dhe Von der Leyen do të zhvillojnë takimin në ambientet e Presidencës.

Ndërkohë mbi 2 mijë efektivë do blindojnë Tiranën për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën.

Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Një ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit.

Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron.

Axhenda e samitit për ditën e nesërme:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

Në orën 11:30 fjala hapëse.

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

 

bajram begaj ursula von der leyen

Lini një Përgjigje