
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në kritika e akuza të forta ndaj opozitës dhe Sali Berishës pas skenave që ndodhën sot në Kuvend. Deputetët pranë tij i vunë flakën një prej tavolinave dhe aktivistja shprehet se e gjitha kjo bëhet për hallet e Berishës.
Sipas saj opozita i vendos zjarrin tavolinës së Bashës kur ishin ata vetë që e vendosën ata në krye, dhe i quan hipokritë, pasi në të njëjtën ditë ku shkaktuan kaos në kuvend ata përkujtojnë 10-vjetorin e Sokol Olldashit.
“Sa të turpshëm jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunës. Ta kisha ditur këtë nivel, unë do isha ngatërruar kurrë me ju sepse ju as të qendrës së djathtë nuk jeni. Në kam kuptuar diçka këto dy vite në politikën Shqiptare, është urrejtja që shqiptarët kanë për shqiptarët. Foltoristët urrenin deri në vdekje mbështetësit e Bashës. Demokratet në tërësi urrejnë mbështetësit e PS. Myslimanët urrejnë katolikët. Në fakt, kjo është programuar kështu, sepse të përçarë ju duan që t'ju sundojnë.
Zjarrin ja vini tavolinës së Bashës ndërkohë që ju vetë e instaluat Bashën në atë pozicion, dhe si hipokritë të pashpresë që jeni, po në të njëjtën ditë, postoni mesazhe përkujtimi për 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni një fije dinjiteti o njerëz? Kjo foto tregon qartë që sa herë Berisha duhet të paraqitet në SPAK, ju i vini zjarrin Parlamentit. This is NOT ëho ëe are!”, tha ajo.
Por Kokalari nuk u ndal këtu ajo i bëri thirrje Vokshit dhe Zhupës të japin dorëheqjen pasi veprimet e tyre nuk simbolizojnë fuqinë e figurës së gruas në parti. Sipas saj ato nuk i kanë fituar kurrë votat për të qenë deputete.
“p.s. Albana Vokshi, ëhat an embarrassment of a ëoman you are! Ti duhet të japësh dorëheqjen si kryetare e forumit të gruas, sepse nuk ke as klas, as meritën e duhur për të drejtuar forumin që duhet të fuqizojë gruan në atë parti. Do thoja jep dorëheqjen si deputete, por fakti qe ti nuk ke fituar kurrë vota dhe tërë jetën je në parlament me listat e mbyllura, dhe s’të bën përshtypje - flet qartë për dinjitet që ke -ose jo - dhe je e korruptuar thellë në shpirt.
Shoh dhe Ina Zhupën në foto, një turp tjetër që në kryesi e futi Këlliçi nëpërmjet votave të orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk është asgjë përpara faktit që Ina Zhupa, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrenë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Ina vetë është nga Saranda, ku e gjeti atë tokë në mes të Tiranës? Po leket për ta ndërtuar, apo i shiten apartamentet 'në gropë', siç sugjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi një tufë me budallenjë dhe nuk kuptojmë.
E kam thëne dhe e përsëris, Rama hiqet duket bashkuar bazën dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shumë larg sepse aty ju duan këta që sot i vënë flakën parlamentit!
Turp çdo demokrati dhe çdo shqiptari që është OKAY me ketë lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as të djathtë!”, shtoi Kokalari.
Lini një Përgjigje