
Deputeti i PD-së, Luan Baçi duke folur për tensionet e ditës së sotme në seancën plenare, tha se plani i opozitës është që të ngrejë zërin për qytetarët.
Në një intervistë për Ora News, ai tha shkaku i vërtetë që po bllokohet Parlamenti është vetë mazhoranca, e cila sipas tij i ka bllokuar opozitës të gjitha rrugët ligjore për të qenë e tillë. .
"Plani i opozitës të ngrejë zërin për qytetarët, mazhoranca e pengon. Cdo qëndrim i mazhorancës duke shkelur rregulloren, bllokon parlamentin. Nuk ndihem keq nga reagimi i Agalliut. Deklarata e tij është e huazuar. Zotit Agalliu dhe deputetëve të tjerë i bëjë ftesë ti bashkohen PD’’, tha ndër të tjera Baçi.
Lini një Përgjigje