TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 14:49

Deputeti i PD tregon tensionet në Kuvend: Garda na detyroi të hiqnim xhaketat dhe rripin e pantallonave për të hyrë në parlament

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD tregon tensionet në Kuvend: Garda na detyroi të hiqnim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka treguar disa detaje nga situata e pazakontë të kësaj të hënë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij,  20 gardistë i detyruan të hiqnim xhaketat dhe rripin e pantallonave për të hyrë në parlament.

“Opozita nuk ka kërkesa, por të drejta që ia jep kushtetuta. Kërkojmë plotësimin e të drejtave. Nuk i lutemi mazhorancës se nuk e ka mazhoranca në dorë të na plotësojë këto kërkesa. Rast rekord që të kalojë një seancë as 5 minuta. Turp që do të mbahet mend gjatë, janë të paligjshëm në paligjshmërinë e tyre. Ashtu siç e kanë marrë pushtetin, ashtu vazhdojnë ta mbajnë. Provokojnë opozitën. Kontrolli fizik, rreth 20 gardistë në hyrje të parlamentit. Gjendje e jashtëzakonshme. Deputetët duhet të zhvisheshin, të hiqnin xhaketat, rripat e pantallonave. Ka humbur nocioni shtet e ligj, kur u bëhet depuetëve mendoni çfarë u bëhet qytetarëve, fermerëve, minatorëve? Kemi parlament të uzurpuar. Gjendja alarmante, e jashtëzakonshem për mënyrën si sillet mazhoranca”., tha Baçi.

Baçi theksoi se është e papranueshme që opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta e saj.

"Opozita për herë të parë është ngritur në nivelin që duan të kenë qytetarët. Duam të drejtën që na kanë dhënë qytetarët për të dhënë argumentet e alternativat për qytetarët që përfaqësojnë. Nuk na i lejon këtë të drejtë Rama me mazhorancën. Në çdo korridor kishin vënë nga një gardist. Mazhoranca duhet të reflektojë, sepse nuk ka për të pasur normalitet nëse nuk zbaton rregulloren. Çdo gjë varet nga sjellja e mazhorancës. Nuk jemi ne bllokuesit. Nëse mazhoranca zbaton rregulloren, opozita me gjithë kontestimet e zgjedhjeve të 2021, pranuam të jemi në opozitë, por të na mohosh të drejtat si opozitar është e papranueshme.”, u shpreh Baçi për A2 CNN.

luan baçi tensionet në kuvend

Lini një Përgjigje