TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 14:26

Zjarri në Kuvend, Hoxha tregon si mund të rrëzohet Rama: Qasja e opozitës s’të çon asgjëkundi!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Kuvend, Hoxha tregon si mund të rrëzohet Rama:

Analisti Poli Hoxha u shpreh se kjo qasje e opozitës Bardhi-Berisha nuk të çon asgjëkundi dhe po i shërben alibive të Ramës dhe këtij pushteti.

Ai tha se e vetmja gjë që e ka bërë të zbythet këtë kryeministër ka qenë protestat e armëve kimike dhe ato të studentëve. 

"Në vend që deputetët e opozitës të ngriheshin dhe të zbërthenin buxhetin e Ramës dhe ku çalon. Kam parë që këtë po e bën pjesa tjetër e PD-së amendamente. Ajo që ndodhi është se Rama, sikur ia jep zoti, tha se nuk ka pse të rrijë aty të diskutojë për buxhetin. Ai ushtroi forcën e kartonin, sikurse e ka bërë gjithmonë. Kjo qasje e opozitës Bardhi-Berisha nuk të çon asgjëkundi dhe po i shërben alibive të Ramës dhe këtij pushteti.

Kjo situatë po kthen dhe në qesharake. Nuk bind ky aksion sepse në radhë të parë nuk sjell asgjë dhe e dyta nuk mund të bësh të njëjtin eksperiment dhe të presësh rezultate të ndryshme. E vetmja gjë që e ka bërë të zbythet këtë kryeministër ka qenë protestat e armëve kimike dhe ato të studentëve. Beriha e ka përmendur shumë herë se do të bëjë protesta, por nuk po i ndjek njeri. Nuk rrëzohet regjimi duke djegur tavolina. Ja e dogje edhe kuvendin dhe e more. E kanë marrë edhe parlamentin dhe për 3 minuta u është dukur sikur janë ministra dhe është rrëzuar regjimi. Nuk rrëzohet regjimi nëse nuk ke mbështetje popullore."-tha Hoxha.

poli hoxha zjarri në kuvend

Lini një Përgjigje