
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi e cilëson si një veprim të palogjikshëm, mos shkuarjen në gjykatë nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se puna e SPAK nuk mund të pengohet nga asnjë prej politikanëve shqiptarë. Sipas Zekthit, tensioni i krijuar nga Foltorja në Kuvend, mund të lidhet edhe me faktin se këtë të hënë, Berisha do duhej të paraqitej në gjykatë.
“Në lidhje me këtë çështje, mund të jenë edhe të lidhura. Unë di që SPAK, sado të pengohet, nuk do pengohet kurrë dhe do të verifikohen të gjithë politikanët shqiptarë. Zoti Rama, Berisha, Basha do të verifikohen nga SPAK, është e kotë. Kushdo që merret në pyetje apo hetime nga SPAK, duhet të shpjegohet. Unë do doja që Berisha ta bënte këtë gjë. Do doja që të ishte e pafajshëm. SPAK, në tërësinë vet, është një institucion që përkrahet nga BE dhe SHBA. Edhe BE edhe SHBA janë më të besuar se politikanët tanë. Çështjet mund të jenë të lidhura. Veprimi politik i zotit Berisha është i palogjikshëm që në ditën e parë. Lëvizje të tilla nuk fitojnë kurrë”, theksoi Zekthi.
Lini një Përgjigje