TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 16:42

Dashamir Shehi "goditje" Berishës: Opozita po gabon, nuk mund të merret me çështjet personale të një deputeti

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi "goditje" Berishës: Opozita po gabon, nuk mund

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar kaosin që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në Kuvend. Ai e lidh situatën e sotme mes flakëve dhe tymit, me çështjen e kompleksit “Partizani”, ku është marrë nën hetim ish-kryeministri Berisha dhe është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Shehi shprehet se opozita bën gabim që merret me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve.

"Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjyqësore! Nëse opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim!

Në të drejtë apo jo, personat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës'', shkruan Shehi.

dashamir shehi opozita berisha

Lini një Përgjigje