TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 16:09

Apeli nuk merr vendim për Sali Berishën, shtyhet për nesër seanca mbi masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Apeli nuk merr vendim për Sali Berishën, shtyhet për nesër
Berisha dhe Malltezi

Gjykata e Apelit do të marrë vendim nesër në orën 11.00 mbi fatin e Berishës dhe Malltezit...

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka marrë dot një vendim sa i takon masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Gjykata e Posaçme vendosi “detyrim paraqitje” ndaj tij për aferën me kompleksin “Partizani”, por avokatët e Berishës e ankimuan atë në Apel. Prej orës 9 ata u futën në gjykatë dhe në fund nuk ka pasur një vendim. Pasi ka dëgjuar palët, trupa gjyqësore ka vendosur që vendimi të jepet nesër në orën 11.00.

Ishte avokati Genc Gjokutaj, i cili dha detaje nga seanca. Ai tha se për shkak të materialit voluminoz gjykata ka vendosur të marrë kohë.

Ne kemi që në orën 9, në mënyrë shteruese kemi paraqitur gjithë argumentet që masat nuk qëndrojnë dhe çështja është një farsë. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimi pasi materiali është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00”, tha ai.

Po ashtu vendimi është shtyrë dhe për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Berishës, i cili po hetohet në masës e sigurisë “arrest me burg”.  

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00", tha gjykata.

Detaji tjetër është se Sali Berisha vijon të sfidojë drejtësinë. Ai sot duhej të paraqitej në SPAK për shkak se sipas masë së sigurisë duhet të jetë pra nja oficeri të Policisë Gjyqësore të hënë e parë dhe të tretë të muajit. Berisha nuk shkoi. Por nëse Apeli konfirmon masën, atëherë nëse ia refuzon me shumë gjasë SPAK do të kërkojë një masë rënduese ndaj tij.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi "Partizani". Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

“Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën.

Ndërsa sa i takon Malltezit, prokuroria deklaron në dosje se: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, u bë me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi;  

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi;

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. /Pamfleti

Lini një Përgjigje