
Avokati Spartak Ngjela ka “thumbuar” Sali Berishën. Sot në Kuvend pati tym e flakë, ndërsa avokati ka publikuar disa vargje në rrjetin e tij social ku duket se dërgon mesazh të qartë për ish-kryeministrin.
Sipas tij, kot e bën gjithë këtë luftë, pasi fundi dihet.
“I rrazbitur, i luftuar, i përbuzur dhe i vrar'. I ndërsyer për nga vjedhja porsi vrasës edhe çfar'. Po krijon lloj lloj mashtrimesh të shpëtojë me çdo mjet. Por i kapur në të gjitha kot shpreson se është i met'”, shkruan ai.
Sot opozita ndezi tymuese në sallën e kuvendit, teksa disa prej tyre morën edhe flakë. Ndërkohë Berisha vijon të sfidojë drejtësinë duke mos u paraqitur para SPAK.
Lini një Përgjigje