Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” ka folur për të vërtetat e arresimit, akuzave që rëndojnë ndaj tij dhe gjendjes shëndetësore në qeli.
Ai thotë se ndodhet në qeli për shkak të bindjeve të veta politike dhe kërcënimit që përfaqëson ky regjim të cilin ai e quan mafioz.
E teksa ndodhet i izoluar në qelinë e burgut “313” në kryeqytet, ish-Presidenti i Republikës u pyet nëse ka një as nën mëngë.
Pranvera Borakaj: A ka një as nën mëngë Ilir Meta?
“Asi im është patriotizmi dhe atdhedashuria”, u përgjigj Meta shkurt.
Meta iu përgjigj dhe deklaratave të tij të mëparshme para arrestimit. Ai duke iu drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, kërcënoi se do ta shkatërronte SPAK-un edhe nga qelia. Meta tha se Partia e Lirisë do të dalë shumë më e fortë dhe e fuqishme nga kjo betejë duke mos dhënë më tepër detaje.
Ai pati edhe një konment për përplasjet me ish gruan, Monika Kryemadhin.
'Për mua ka rëndësi të mos tradhtoj njeri sidomos kur bëhet fjalë për kauza të mëdha dhe jo vetëm për interesa personale. Dhe unë kurrë nuk i kam tradhtuar kauzat e mia dhe mbështetësit e mi të sinqertë. Askush nuk ka mundësi të më tradhtojë mua te SPAK-u sepse unë kurrë s’kam bërë diçka të paligjshme. Problemi është kur SPAK-u si një organizatë policeske antiopozitë merr peng njerëz të opozitës për t’i përdorur për llogari të regjimit, siç ka ndodhur edhe me Partinë e Lirisë tani edhe me Partinë Demokratike më parë.', tha Meta.
Lini një Përgjigje