TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 21:54

Ilir Meta trimërohet pas arrestimit: Arratisja nuk ka ekzistuar as në imagjinatën time

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta trimërohet pas arrestimit: Arratisja nuk ka ekzistuar as në

Ilir Meta mohon se ka pasur plan për arratisje. Edhe pse ka zëra që thonë se aksioni i policisë erdhi pas një tentative të dështuar të tij për të shkuar në Hungari, ai këmbëngul se nuk do dilte jashtë territorit.

Meta sot ka dhënë një sërë intervistash me shkrim dhe nuk ka munguar një e tillë as për emisionin “Frontline” në “Report TV”.

-Keni kundërshtuar mënyrën e arrestimit, çfarë prisni nga ankimimi juaj? A kishit menduar të arratiseshit apo arrestimi ju gjeti të papërgatitur?

Mos vallë ju prisnit të duartrokisja rrëmbimin tim në mënyrën më banditeske, më të paligjshme dhe më antikushtetuese nga njerëz me maska, me armatim të rëndë, që s’pranojnë të identifikohen dhe që nuk paraqesin asnjë akt ndalimi apo shkresë zyrtare?

Sa për arratisjen, as ka ekzistuar kjo në imagjinatën time ndonjëherë dhe kjo ka qenë dëshira e atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë për llogari të mafias ndërkombëtare që sot kontrollon shtetin tone të kapur dhe të dështuar.

Lidhja ime me Shqipërinë ka qenë dhe do mbetet e patjetërsueshme në të gjitha stinët dhe rrethanat.

-Cilat janë provat tuaja përkundrejt akuzave për lobing, pastrim parash dhe korrupsion?

 Është detyra e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës. Por, nuk ekziston asnjë prove nga ana e SPAK kundër meje në fletërrufenë prej 165 faqesh të mbushur me intervista e dëshmi kontradiktore nga njerëz që kanë patur gjithmonë probleme me drejtësinë. Ata janë të gjithë si ai bashkëpunëtori i policisë që u përdorur nga Narkopolicia për rrëmbimin.

Lini një Përgjigje