
Kuvendi ka votuar me 71 vota pro buxhetin fakti të vitit 2023. Pas debateve gjatë gjithë ditës, në mbrëmje opozita iku nga salla dhe mazhoranca votoi e vetme.
Por ajo që ra në sy është se kuorumi u arrit falë votave që vinë nga PSD e Tom Doshit. Fal tyre u arritën 71 vota, pasi nëse nuk do të ishin ata, do të dështonte votimi.
Sakaq, dy deputetë të PDIU votuan kundër, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.
Gjatë ditës miratimi i buxhetit faktik pati debate në foltore ku pjesë e diskutimit ishin dhe deputetët e opozitës, si Bardhi, Tabaku dhe Dashamir Shehi.

Lini një Përgjigje