
Deputeti demokrat Saimir Korreshi nga salla e Kuvendit tha se indeksimi i pensioneve është i barabartë me 1 kg grosh dhe një tufë me qepë të njoma.
“Me 4 qind leke, merr një kile grosh dhe një tufë qepë. Ose e thënë ndryshe një shishe kos 2000 lekë, një bukë dhe 4 koqe ve. Se ju me buxhetin tuaj ua keni ngritur të gjithëve”, tha Korreshi, duke përdorur hera herës batuta në fjalën e tij.
“Mos u tallni me pensionistët, e dini ju se çfarë shampo përdorin pensionistët? Marrin 3 në 1”, tha Korreshi.
Në vijim ai tha se “pensionistëve duhet t’i jepni ndonjë batanije, pasi ia indeksuat pensionin me 400 lekë, por ia hoqët rimbursimin e ilaçeve 1700 lekë.
“Nuk u ngrihet më atyre ore, mos kini merak, por jepuni ndonjë batanije se po vijnë shirat”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje