TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 14:20

Rizgjedhja e Trump ‘alarmon’ Evropën, takim 'kokë më kokë' mes Ramës, Erdogan dhe Mitsotakis në Budapest

Shkruar nga Pamfleti
Rizgjedhja e Trump ‘alarmon’ Evropën, takim 'kokë
Kryeministri Edi Rama, homologu grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis

Kryeministri Edi Rama, homologu grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis patën një diskutim të shkurtër pak para fillimit të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest. 

Në këtë diskutim të shkurtër jozyrtar, të katër liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Rizgjedhja e Trump ‘alarmon’ Evropën, takim 'kokë

Sipas Prothothema.gr, drejtori i Zyrës së Shtypit të Presidentit të Republikës së Qipros, Victor Papadopoulos, ka zbuluar se Presidenti Christodoulidis bisedoi me presidentin turk Erdogan, si dhe me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në prani të liderëve të rajonit rezultatin e zgjedhjeve amerikane.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë sot në Budapest mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.

Rizgjedhja e Trump ‘alarmon’ Evropën, takim 'kokë

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, zgjedhja e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara e sheh si një mundësi e madhe për botën.

“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për rikthimin e tij. Përvoja më thotë se kur ishte President dhe NATO thoshin do bëhej më e dobët, në fakt NATO u bë më e fortë. Le të mos bëhemi histerikë.”

Rizgjedhja e Trump në Shtëpinë  e Bardhë, sipas kreut të qeverisë nuk përbën asnjë ndryshim në raport me Shqipërinë.

“Për Shqipërinë asgjë nuk ndryshon, jemi komuniteti më pro-amerikan në Europë. Jemi shumë më pak të prekur nga këto lloj emocionesh, për ne është e njëjta gjë. Besoj se ajo që është thënë e diskutuar intensivisht para zgjedhjeve europiane shkoi shumë larg, ndërkohë kjo mund të shërbejë për ta parë botën paksa më ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se çdokush që futet në Shtëpinë e Bardhë.”/ Pamfleti

 

trump rama erdogan

Lini një Përgjigje