
Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament iu drejtua maxhorancës, duke i thënë se duhet t’i vërë gishtin kokës. Tabaku u ankua se nuk po lënë hapësirë për opozitën.
Pas kësaj, ka replikuar kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali. Kjo e fundit tha se e kupton hallin e Tabakut, se “ajo dhe grupi i PD janë në vështirësi politike”.
Jorida Tabaku: Vini gishtin kokës, sepse nuk mund të zaptoni çdo hapësirë. Ju vini me fjalime të kopjuara në Kuvend. Nëse doni respekt, na respektoni. Përndryshe opozita do të protestojë. Rregullat e njëanshme shkoni vendosni atje në PS, këtu secili të japë kontributin e vet. Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!.
Elisa Spiropali: Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Unë e kuptoj vështirësinë politike ku ndodheni. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht.
Lini një Përgjigje