TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 11:30

Bardhi 'shpartallon' maxhorancën në Kuvend: Ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit, kryepolici ushtar i bandave të Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi 'shpartallon' maxhorancën në Kuvend: Ministri i
Gazment Bardhi

“Bandat e Durrësit të kanë caktuar ty si ministër dhe kjo është një e vërtetë që e dinë edhe kolegët e tu në PS. Ti i falësh bandave të Durrësit,” tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme në Kuvend.

Qëndrimi i ministri të Brendshëm, Ervin Hoxha për ndëryrjen e forcave speciale që u futën në ambientet e parlamentit, solli reagimin e ashpër të kreut të grupit parlamantar të PD, Gazment Bardhi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD tha se Hoxha është caktuar ministër nga banda e Troplinëve në Durrës.

“Bandat e Durrësit të kanë caktuar ty si ministër dhe kjo është një e vërtetë që e dinë edhe kolegët e tu në PS. Ti i falësh bandave të Durrësit,” tha Bardhi.

Bardhi pëveç Hoxhës që tha është “ushtar i bandave të Durrësit”, përmendi edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili tha se është “ushtar i bandave të Elbasanit”.

'Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit.

...E kuptoni ku qëndron logjika juaj apo jo. E kanë të ndaluar me ligj...  Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të drejton ty. Edhe vëllai yt që do të marrë në qafë ty . Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë. Ju jeni tufë, jo ne deputetët.", tha Bardhi.

Bardhi i ka kërkuar gjithashtu edhe dorëheqjen Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi i referohet vendimit të Gjykata Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.

“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë.

Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here” tha Bardhi./ Pamfleti

 

Lini një Përgjigje