TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 10:43

Zjarri dhe dhuna në Kuvend, SPAK 'fal' 23 deputetët e PD

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri dhe dhuna në Kuvend, SPAK 'fal' 23 deputetët e PD
Zjarri dhe dhuna në Kuvend

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet pas referimit të policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.

SPAK ka vendosur mosfillimin e hetimit për zhvillimet e 30 shtatorit në Kuvend, teksa Policia e referoi çështjen në organin e akuzës per disa vepra penale.

SPAK kreu disa verifikime duke arritur në përfundimin që nuk ka vepër penale duke vendosur mos-fillim më datën 1 Nëntor.

Specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

1 – Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

3- Bledion Nallbati 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

4- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

6 – Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

7- Lefter Gështënja., 52 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

9- Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

10 – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

11 – Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

12 – Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës’

13 – Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

14 – Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

15 – Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

16 – Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

18 – Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

19- Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

20 – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

21- Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe; për veprën penale Shkatërrimi i pronës

23 -Isuf Çelaj, 60 vjeç – për veprën penale Shkatërrimi i pronës

Ju rukujtojmë se në 1 TetorPolicia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 23 deputetët e opozitës, të cilët kryen në seancën  parlamentare  të 30 Shtatorit akte dhune dhe dogjën karriget e Kuvendit.

Nga seanca e 30 shtatorit, ku përveç revoltës brenda godinës së Parlamentit, deputetët e opozitës dogjën në formë proteste edhe karriget në oborr. Dëm i shkaktuar mbart shifrën totale të 764.922 mijë lekëve.

Konkretisht sipas filmimeve në dëmtimin, djegien e karrigeve, shkatërrimin e mikrofonëve, dyerve dhe foltores, janë deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti,bashkë me 19 kolegë të tjerë.

zjarri dhe dhuna në kuvend spak

Lini një Përgjigje