TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 10:21

A i trembesh hetimeve të SPAK për '21 janarin', Basha: Frikë duhet të kenë ata që shkelën ligjin!

Shkruar nga Pamfleti

A i trembesh hetimeve të SPAK për '21 janarin', Basha:

Lulzim Basha para Kuvendit ka folur për hetimet e SPAK për dosjen 21 janari.

Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë, duke theksuar se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.

A ke ftesë për t’u pyetur nga SPAK?

Basha: Jo deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.

Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar.

Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia zyrtarëve të arratisen.

A keni frikë që mund të prekeni nga hetimet?

Basha: Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin.

Lini një Përgjigje