TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 20:56

“Për buxhetin duhet të marrim pjesë dhe të nxjerrim të gjithë pisllëqet e tyre”, Sula tregon pse opozita bëri “paqe” sot në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

“Për buxhetin duhet të marrim pjesë dhe të nxjerrim

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e sekretarit të etikës të drejtuar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, për përjashtimet me  40 dhe 60  ditë të  deputetëve demokratë.  Vendimi hyn në fuqi menjëherë , duke I dhënë fund përjashtimit të deputetëve të PD, nga punimet e komisioneve dhe seancës plenare.

Gjykata administrative ka shfuqizuar vendimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali duke pezulluar masat  e përjashtimit nga kuvendi për deputetët e Partisë demokratike.  Gjykata administrative e ka cilësuar  në shkelje të kushtetutës dhe rregullores se kuvendit,  vendimin e sekretariatit të etikes që  përjashtoi për 40  ditë nga kuvendi, 20  deputetë të PD, ndërsa 3 prej tyre I përjashtoi  nga  punimet e komisioneve parlamentare dhe seancës plenare për  60 ditë.  Gjykata ka  bërë shfuqizim të pjesshëm  duke lënë në fuqi vetëm përjashtim me 10 ditë, për deputetët Gazment Bardhi, Famuro Noka e  Bledion Nallbati, nga data 3 tetor deri më 13 tetor.

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një intervistë për Syri TV, u shpreh se opozita ka qenë e detyruar dhe e dhunuar në të gjitha format, që të mos marri pjesë në parlament.

Sula tha se në mungesë të opozitës, e futën buxhetin sot, që të mos kishin debat dhe ta kalonin buxhetin si vitin e kaluar.

Duhet të jemi të qartë që në, si grup parlamentar kurrë nuk kemi thënë që nuk jemi në Parlament, nuk dua të shkoj në Parlament, por kemi qenë të detyruar dhe të dhunuar në të gjitha format, që të mos marri pjesë në Parlament. Po të mos ishte një vendim i Gjykatës Administrative, ne as sot nuk do ishim.

Për buxheti duhet të marrim pjesë, dhe të nxjerrim të gjithë pisllëqet e tyre me llogaritje dhe fakte.

Këto, duke qenë se nuk ishte opozita, e futën buxhetin sot, që të mos kishin debat dhe donin ta kalonin si vitin e kaluar”, tha Sula.

Lini një Përgjigje