
Ish-kryeministri Sali Berisha ka harruar që është non grata dhe i ka bërë një ftesë FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri. Tani që fitoi Trump, Berisha duket se ka marr superxhiro.
Sipas tij Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.
“Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?
Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës”, tha Berisha për Erla Mëhillin.
Lini një Përgjigje