TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 22:07

Sali Berisha asnjë pendesë për “21 Janarin”: Nderova flamurin, donin të më merrnin pushtetin me dhunë!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha asnjë pendesë për “21 Janarin”: Nderova

Ka 14 vite që Berisha mburret me vrasjet në bulevard, kjo sepse drejtësia ka qenë e dobët...

Sali Berisha vijon të mos tregojë asnjë pendesë për 4 të vrarët e 21 Janarit, edhe pas afro 14 vitesh që kanë kaluar nga masakra para Kryeministrisë.

SPAK ka hapur letrat dhe po heton se kush e dha urdhrin. Por Berishës duket se “nuk i bën syri tërr”, duke u ndierë krenar për gjakun e derdhur.

Berisha ishte sot në një emision dhe u pyet për këtë masakër dhe hetimet e SPAK. Ai deklaroi se mbrojti flamurin, teksa akuzoi socialistët se donin të merrnin me dhunë pushtetin. E njëjta retorikë e përdorur prej 14 vitesh.

U përpoqën me dhunë të merrnin pushtetin. Ka deklarata se kishin të tjera qëllime politike. Ta hetojnë dhe stërhetojnë 1000 herë. E vetmja gjë që kam deklaruar më mbrapa, ata duhet ta shpallin vrasje shtetërore pa dashje. Nuk ka qëlluar njeri direkt për të eliminuar. Aty hidhej dinamit ndaj tyre. Por me këtë cilësi, sikundër kanë bërë në raste të tjera, shteti dëmshpërblen më shumë. Për të tjerat janë të gjitha rrugët që të çojnë tek organizatorët e këtij krimi të shëmtuar. Garda ka ligj, ka dëshmitarë të eksponentëve të tyre se ka dhënë kush urdhër apo jo. Janë përpjekje të dëshpëruara. Mos harro se u vranë nja 5 në Kapitol Hill më 6 Janar. Pra unë nderova flamurin, detyrën time, qendrova në zyrë”, tha ai.   

Ka 14 vite që Berisha mburret me vrasjet në bulevard, pasi drejtësia ka qenë e dobët. Por SPAK tani po heton. Janë marrë në pyetje shumë individë dhe me gjasë në fund do të shohim dhe Berishën dhe Bashën të ngjisin shkallët e Prokurorisë. Po ashtu ka dalë dhe një audio përgjim që rrëzon Berishën. Aty dëgjohet kreu i Gradës që jep urdhër për të vrarë, ndërkohë që Saliu thotë se u vranë padashje. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje