TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2024, 22:54

Berishës nuk i del inati me SPAK: PD do t'i kërkojë Komisionit të Venecias rishqyrtim të reformës në drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i del inati me SPAK: PD do t'i kërkojë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, ka komentuar impaktin që mund të ketë zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Now” në ‘Euronews Albania’, ndër të tjera, Berisha tha se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias që të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur.

Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje