TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 21:03

‘Jam politikani më i pastër’, Berisha: Rama i tmerruar, po bën luftë si Don Kishoti

Shkruar nga Pamfleti

‘Jam politikani më i pastër’, Berisha: Rama i tmerruar, po

Jam politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria, dhe kjo faktohet nga vettingu që më bënë lakejtë e Edi Ramës. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në mitingun e hapjes së fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që u zhvillua në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Berisha tha se sirenat për të ndryshuar Shqipërinë bien në të katër anët e dheut.

Sipas tij, sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh, pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore.

Këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte. Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama.

Kjo sëmundje quhet Edi Rama. i tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë.

Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë.

Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime.

Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.

Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik.

Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje