TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 20:14

Hapja e fushatës nga Berisha, Kokalari: Më pak njerëz se Kuvendi i 11 Dhjetorit, e vratë shpresën në 3 vite

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e fushatës nga Berisha, Kokalari: Më pak njerëz se Kuvendi

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me hapjen e fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që udhëhiqet nga kreu demokrat, Sali Berisha.

Në një kohë që në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë u prezantuan kandidatët dhe pjesë nga programi i koalicionit, Kokalari shprehet se janë mbledhur më pak njerëz se Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, që u mbajt në stadiumin ‘Arena Kombëtare’.

“Përtej shakave, më vjen vërtet keq të shikoj që sot janë mbledhur shumë më pak njerëz se në Kuvendin 11 Dhjetorit të 2021 në Air Albania.

Arsyeja qartazi sepse ishim akoma në valët e rilindjes së shpresës, të cilën e vratë këto tre vitet e fundit”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje