TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 19:16

‘E kanë paguar me puplat e Bufit’, Rama tallet me LaCivita: Njëherë thonë erdhi sherifi, pastaj erdhi Latifi

Shkruar nga Pamfleti

‘E kanë paguar me puplat e Bufit’, Rama tallet me LaCivita:

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të tallet me Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e aleancës ‘Shqipëria Madhështore’ të drejtuar nga Sali Berisha, për zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se ata të kënetës kanë paguar me të gjithë puplat e trupit dhe të kokës së bufit edhe një këshilltar, që thonë se është magjistari.

“Flasin për Amerikën dhe presidentin e SHBA, flasin sikur e kanë komshi që kërkon salcë kosi. 

Njëherë thonë erdhi sherifi, pastaj thonë erdhi Latifi.

Vetëm një magji mund ta shpëtojë nga disfata kënetën, dhe këtë e di edhe ai magjistari.

Vetëm një magji e shpëton, magjia do t’i ndodhi, por do i dali së prapthi.

Këneta do pësojë humbjen më të madhe që nga 1997.

Si mundet një njëri normal, një shqiptar, që ka minimumin e respektit për veten e tij, që pranon edhe të tallet cik, si mund ta marrë seriozisht dhe ti japë votën një force politike që e quan veten Aleanca Madhështore.

Dhe pastaj slogani thotë për Peqnin Madhështor, për Mamurrasin Madhështor, për Shkodrën, Vlorën Madhështore”, tha Rama.

Në vijim ai tha se ne do të dëgjojmë kur të na thonë se votat janë në kuti, pastaj do të thonë se votat na i vodhën.

Do të shikoni që në natën e 11 majit do të nisin festimet, do të dalin edhe makinat madhështore, do të bërtasin për fitore dhe pastaj në mëngjesin e 12 majit do të ulërasin që na vodhën votat”, tha Rama.

Lini një Përgjigje