TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 18:49

“Një grua do të jetë Kryeministre, nuk do jetë e largët dita”, çfarë paralajmëron Rama në nisje të fushatës

Shkruar nga Pamfleti

“Një grua do të jetë Kryeministre, nuk do jetë e

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, gjatë takimit me gratë dhe vajzat socialiste, në kuadër të çeljes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, tha se nuk do të jetë e largët dita kur në Shqipëri të kemi një grua në postin e Kreut të Qeverisë.

Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të jetë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste.

Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe faktin se si një grup vajzash dhe djemsh të FRPD-së së Vlorës iu bashkuan socialistëve në fushatën e 11 majit. Rama tha se ata nuk erdhën në PS për tu bërë socialist, por braktisën kënetën.

Një vajzë, kryetare e degës së FRPD të Vlorës, njëherazi edhe nënkryetare e forumit demokratikas, Sara, që na i ka bërë malore zgjedhjet në këtë qark në 2021, iu bashkuan rrugës sonë për Shqipërinë europiane. Ajo dhe një grup të rinjsh braktisën kënetën për Shqipërinë Europiane”, tha Rama.

Lini një Përgjigje