
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kreu i PS-së, në një hapje të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste, tha se suksesi për t’u anëtarësuar në BE varet më së shumti nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
“Shqipëria është grua, Europa është grua, kjo tregon suksesi i 2030”, tha Rama.
Kreu socialist shprehu bindjen për fitoren e PS në 11 maj, duke theksuar se këtë parti e mbështesin gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
Rama tha se në mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe e Partisë Socialiste.
Referuar humbjes së zgjedhjeve në 2005 nga PS, Rama tha se dëshpërues e bënte edhe më shumë situatën fakti që nuk kishte gra dhe vajza në Partinë Socialiste.
“Bëhej edhe më dëshpërues situate kur në organizatat socialiste shtrova pyetjen pse nuk ka gra dhe vajza përgjigjia që më jepej ishte: po ku ka gra dhe vajza këtu. Atëherë unë i kthehesha: po juve kush ju ka pjellë, kush kujdeset për ju në shtëpi?
Imagjinoni sikur ju të ikni për 1 muaj nga Shqipëria, çfarë do të mbeten këtu? Burra me mjekra”, tha Rama.
Kreu socialist tha se suksesin e fitores së PS-së në zgjedhje e bazon në angazhimin e gruas në këtë parti.
Lini një Përgjigje