
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, më 14 prill.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ironizoi opozitën e cila tha se nuk do të ketë më hapje kapitujsh për Shqipërinë.
“Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen. Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom. God blles Allbenia, God blles Jurop”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje