
Në Tepelenë, u tha se Tërmet Peçi e futi profesor Shyqon nga Kalivaçi në listën e kandidatëve për deputetë, edhe ngaqë profesori ka lidhje familjare me trafikantin Andrea Çaushi alias Renato Çaushi, të cilin, Tërmet Peçi e ka patur dhe e ka “koleg” trafiqesh...
Kryeministri Edi Rama ka krijuar lidhje aq të forta me Tërmet Peçin e Tepelenës, sa i plotëson çdo kërkesë të çdo lloji qoftë, ngaqë ai e quan “komandant”, njëlloj si Shefqet Peçi e quante Enver Hoxhën dhe qëndroi 45 vite deputet i Kurveleshit.
Ndryshimi mes tyre është se Shefqet Peçi kishte marrë pjesë në luftë, ndërsa nip Tërmeti mori pjesë në “luftën” e vitit 1997, ku dilte me kapuç me bandën e tij në aksin rrugor Gjrokastër-Tepelenë, dhe grabiste e masakrante udhëtarët, makinat e mallrat në muane, për të cilin ka disa raporte në arkivën e Policisë- Gjirokastër.
Ndër kërkesat që “komandanti” i plotësoi “ushtar” Tërmetit, është përfshirja në listën për kandidatët e PS në Qarkun-Gjirokastër, të Shyqyri Hysit nga Tepelena, profesor i departamentit të Historisë në Universitetin e Gjirokastrës.
Në Tepelenë, u tha se Tërmet Peçi e futi profesor Shyqon nga Kalivaçi në listën e kandidatëve për deputetë, edhe ngaqë profesori ka lidhje familjare me trafikantin ndërkombëtar Andrea Çaushi alias Rento Çaushi nga Kalivaçi, të cilin, Tërmeti e ka patur dhe e ka “koleg” trafiqesh e pastrimi parash.
Përveç detyrimit ndaj mikut trafikant, thuhet, se Tërmet Peçi e futi në listë profesor Shyqon edhe ngaqë ky (sipas Tërmetit e pedagogëve), i ka dhënë diplomën në Universitetin e Gjirokastrës për “Mësues Historie”, të cilën e përdori në vtin 2011 kur kandidoi për krye-bashkiak.
Në tetor 2011, drejtoria e anti-krimit gjatë pushtetit të PD, nisur prej indicieve se Publiçitari Tërmet Peçi i ka dokumentet false, filloi një hetim për diplomën e shkollës së mesme në Tepelenë dhe për diplomën universitare në Gjirokastër, por hetimi u la në harresë. Ndërsa Tërmeti, pasi u zgjodh kryetar Bashkie i Tepelenës, deklaronte vetëm “Arsimi i Lartë”, duke mos përmendur diplomën që i dha profesor Shyqo për mësues historie; por ndërsa tani deklaron se ka kryer studimet e lartë për “Adminisrim Publik” në Fakutetin Ekonomik të Gjirokatrës, por pa deklaruar se në cilat vite e ka kryer.

Për këtë, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, duhet t’i kërkojë Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, të hetojë dokumentet arsimore të Tërmet Peçit, por dhe aktivitetin gjatë viteve 1992- 1993 në Greqi e 2007- 2008 në Itali.
Deri tani, e vetmja gjë e vërtetë është kjo: me ndikimin të “komandanti” Edi Rama, “ushtar” Tërmeti, e ka kandiduar për deputët të PS në Qarkun-Gjirokastër, profesor Shyqon nga Kalivaçi, që thotë se i dha diplomën për “Mësues Historie”./Pamfleti
Lini një Përgjigje