TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 13:55

Gara për 11 Majin, Rama: Luli është fenomen, Berisha në hall

Shkruar nga Pamfleti
Gara për 11 Majin,  Rama: Luli është fenomen, Berisha në
Rama, Basha, Berisha

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, në një intervistë për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu foli për dy kundërshtarët e tij në garën e 11 Majit.

Duke komentuar kundërshtarët e tij politikë, Rama e quajti Sali Berishën si një njeri në hall, ndërsa me ironi tha se Lulzim Basha ‘është fenomen”, por nuk beson se ky i fundit mund të marrë një mandat në Parlamentin e ri.

Pjesë nga intervista:

Muhamed Veliu: Ju e keni etiketuar që në nisje të fushatës Berishën si buf, pse nuk e keni përmendur nongrata nga SHBA dhe Britania dhe pse keni zgjedhur Bashën që të dialogoni në distancë me stilin tuaj?

Rama: Nuk e kam etiketuar, e kam konstatuar, ajo që ka mbetur nga PD e kohës kur PD në ’92 ishte në kohën dhe vendin e duhur për të marrë një besim, është një kënetë ku janë grumbulluar mbetjet e historisë politike shqiptare dhe ku dihet se cila është shtysa dhe objektivi i gjithë asaj grumbullate, që është në funksion të një hallexhiu të madh, bufit.

Luli është një fenomen më vete i kësaj fushate dhe ju e dini që çdo fushatë ka dhe elementët e vet shumë serioze dhe ato humoristik, sepse politika nuk mund të jetë vetëm një luftë me vetulla të ngrysura ku njerëzit duhet të qeshin.

Muhamed Veliu: A do të fitoj një mandat Basha?

Rama: Nuk më duket se i ka forcat për ta bërë një gjë të tillë sepse dhe mënyra si e ka impostuar fushatën nuk lë shumë për të shpresuar.

 

 

luli është fenomen berisha në hall rama

Lini një Përgjigje