
Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë për Top Channel ku iu përgjigjur pyetjeve se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.
Ai u pyet edhe për këshilltarin e fushatës së Berishës, Chris LaCivita, për të cilin u përgjigj me ironi… “Kush është ky?”.
Pjesë nga intervista:
Muhamet Veliu: Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një strateg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
Lini një Përgjigje