TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 15:13

“Nuk je ti sherifi, Berisha po ha partinë për mëngjes”/ Kokalari nuk i ndahet LaCivita, replikat e plota në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk je ti sherifi, Berisha po ha partinë për

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila 4 vite më parë u shfaq në krah të Sali Berishës në betejën që ai kishte me Lulzim Bashën për vulën dhe logon e PD-së, nuk i ndahet Chris LaCivita, i cili është në rolin e drejtuesit të fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ për zgjedhjet e 11 majit.

Kokalari ka zgjedhur të replikojë me LaCivita në çdo rrjet social dhe në faqet që kryesisht përdoren nga Republikanët amerikanë. E ndërsa LaCivita konsiderohet si ‘sherifi’ që ka ardhur në qytet, për Kokalarin ai nuk është sherifi, ndërsa e këshillon se me atë çfarë po bën në Shqipëri po rrënon reputacionin e tij.

Të gjitha replikat apo kundërshtitë, Kokalari ia drejton LaCivita në anglisht.

“I dashur, nuk je ti sherifi, hiqe një tullë. Po rrënon reputacionin tënd me këtë lëmsh, gjithsesi vazhdo”, shkruan Kokalari në një nga postimet e saj të publikuar në rrejtin ‘militancs’ që përdoret nga Republikanët amerikanë.

Por nuk është ndalur me kaq aktivistja Kokalari, e cila në Facebook shkruan “Mark this post: Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Rames, opozites ja vodhi Sali Berisha. Never forget!!”.

Dhe për të vijuar replikat, Kokalari nuk lë pa komentuar edhe një video të postuar nga LaCivita, ku shfaqet një buf që ha një mi. Me videon e postuar, nisur nga fakti që Kryeministri Edi Rama e quan Berishën një buf, duket se këshilltari amerikan i koalicionit të udhëhequr nga PD e konsideron kreun e socialistëve shqiptarë një mi.

 “Kush është bufi dhe kush është miu”, shkruan a Civita”.  Ndërsa Kokalari me ironi ia kthen “është Berisha që po ha partinë e tij për mëngjes”,

“Nuk je ti sherifi, Berisha po ha partinë për

 

Kokalari muajt e fundit është shfaqur mjaft kritike në drejtim të Berishës dhe atyre që e mbështesin atë, ndërsa thekson se opozita do të humbasë në 11 maj vetëm për shkak të kreut demokrat.

 

“Nuk je ti sherifi, Berisha po ha partinë për

Lini një Përgjigje