TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 17:44

Çelja e fushatës/ Rama nis takimin me gratë socialiste, Berisha ndjek modelin e Trump

Shkruar nga Pamfleti

Çelja e fushatës/ Rama nis takimin me gratë socialiste, Berisha

Partitë hapin sot fushatën zgjedhore...

Partia Socialiste ka çelur fushatën zgjedhore. Edi Rama ka vendosur që të mbajë aktivitete përgjatë dy ditëve.

Pak më parë ka nisur një aktivitet me gratë socialiste, ku e kanë marrë fjalën njëra pas tjetrës disa prej zonjave me emër të PS. Më pas nesër në Sheshin ‘Skënderbej’ do të ketë një miting të madh.

Ndërkohë Berisha çel fushatën sot në orën 19.00. Kësaj radhe do ketë një skenografi krejt ndryshe dhe nga drejtuesi i fushatës Chris LaCivita është menduar që të jetë e njëjtë me atë të Presidentit Trump.

Në hyrje të bulevardit që të çon në Sheshin “Nënë Tereza” do jenë të vendosur 11-të 1-sha që simbolizojnë edhe numrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.

Çelja e fushatës/ Rama nis takimin me gratë socialiste, Berisha
PD bën gati sheshin

Do të jenë 3 ekranë LED, njëri në krah të Pallatit të Kongreseve, në kryqëzimin e Presidencës dhe në hyrje të sheshit do të shfaqin historikun e Partisë Demokratike.

Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës një fjalë do të ketë edhe drejtuesi i fushatës së tij Chris LaCivita.

Aktiviteti i PS

Aktiviteti i PS po mbahet te Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit. Edi Rama ka vendosur të ulet mes grave socialiste. Fjalën e mori e para  drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi. Në fjalën e saj nuk kishte si të mungonte dhe lavdërimi për Ramën që mbështet kaq shumë gatë socialiste.

Pranova për dy arsye sepse kuptova që suksesi i individit është i lidhur ngushtësisht edhe me jetën e fqinjit. Prandaj e vlerësova ftesën si mundësi të mirë që të bëja diçka për qytetin tim të dashur, Elbasanin. Së dyti, pranova të jepja kontributin tim modest në modelin e të bërit politik, pa urrejtje, shpifje dhe baltë, por me komunikim njerëzor dhe këtë jam përpjekur të bëj çdo ditë”, tha Kushi.

Ndërsa Ogerta Manastirliu pohoi se synimi kryesor i PS është që të sigurojnë 19 mandate në Tiranë dhe të luftojnë fort për mandatin e 20-të.

Jam vërtetë krenare që jam pjesë e njëjtës skuadër, që ndaj në këtë sallë dhe jashtë saj përgjegjësinë e organizmit elektoral të forcës sonë politike që do të udhëheqë fitoren e dhjetë radhazi. Në çdo nivel drejtimi gratë përfaqësohen denjësisht. Falë kontributit të çdo njërës prej jush, jo vetëm në Tiranë, por gjithë vendin PS po shkon drejt fitores së mandatit të katërt”, tha Manastirliu.

Ndërsa Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, tha se sekreti i tyre i fitores është Edi Rama.

Sa herë Shqipëria hyn në zgjedhje, shtrohet pyetja se si ia bëjnë këta socialistët që fitojnë. Cili është sekreti dhe sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të 10 me PS, besoj se disa përgjigje mund t’i japim. Disa thonë se sekreti e kanë njohur pushtetin shumë gjatë, janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat, frymën dhe është pasardhëse. Disa të tjerë thonë që është dëshira e tyre për pushtet, fakti që nuk i ndajnë fjalët nga veprat dhe distanca e tyre me të vërtetën është e vogël, dinë të korrigjohen, të jenë vetëkritik dhe të jenë më të mirë. Të rinovojnë skuadrat, të kenë alternativa më të mira dhe ja ku janë.

Kundërshtarët tanë e shohin ndryshe, thonë me gojën plotë se Ramës nuk mundet. Për herë të parë jam dakord me ta, s’e mundin dot Ramën dhe PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme. Por duke parë këtë sallë sot, dhe parë anketimet kyu gratë na mbështesin në masë të madhe dhe entuziazmin me të cilën ato i besojnë PS, dhe Ramën, them se sekreti ynë më i madh nuk është sekret, por është publik, është mbështetja që kemi nga gratë dhe vajzat e republikës së Shqipërisë që më mirë se të tjerët e dinë se është PS që iu ka dhënë hapësirë të madhe komunikimi e drejtimi në çdo nivel”, u shpreh Spiropali.

Më pas e mori falën Edi Rama. Ai tha se  “Shqipëria është grua, Europa është grua!”, ndërsa theksoi se PS mbështetet në rang kombëtar nga 56% gra dhe vajza. Më tej, kryeministri parashikoi se më 12 maji Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë.

Nëna motra, bija, kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në të dymbëdhjetë qarqet e vendit, ku do zhvillohen 12 gara, për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të Forumit të Gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinaroret e çdo qarku, për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 varet nga nënat nga motra dhe bijat e Shqipërisë", tha ai.

Lini një Përgjigje