
Chriss LaCivita, ka mbërritur në Tiranë. Sot PD do të çelë zyrtarisht fushatën dhe strategu i fushatës së Trump do të jetë krah Sali Berishës.
Në media kanë dalë pamje ku ai shihet në rrugët e Tiranës. Po ashtu ka hedhur foto dhe Fatmir Mediu, i cili duket se nuk i ndahet.
Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Lini një Përgjigje