TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 18:48

“PS-ja e pathyeshme prej ndihmës së krimit”, Rama: Akuza që dalin nga gojët e atyre që vranë në bulevard!

Shkruar nga Pamfleti

“PS-ja e pathyeshme prej ndihmës së krimit”, Rama: Akuza

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral me gratë socialiste, foli edhe sa i takon akuzave për lidhjet e PS-së me grupet kriminale.

Sipas tij, kjo akuzë vjen nga njerëz të cilët kanë vrarë në bulevard, duke shënjestruar kreun e opozitës, Sali Berisha.

“I them atyre që ju bien fyellit prej shumë vitesh në të njëjtën vrimë, se kjo parti ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme dhe këtë e thonë njerëz që kanë vrarë në bulevard me pushkët e shteti apo ata që mllefin e kanë si motiv për tu zgjuar në mëngjes. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsion si kemi bërë ne dhe e dyta ata le të vazhdojnë që ti bien atij fyelli”, tha ai.

Lini një Përgjigje