TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 20:32

Hapja e fushatës së PD, LaCivita: Socialistët do dështojnë me Berishën, ashtu siç dështuan me Trump

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e fushatës së PD, LaCivita: Socialistët do

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre...

Një fjalim pak minutësh ishte ai që mbajti Chris LaCivita, në mitingun e hapjes së fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, duke dhënë disa mesazhe, ndryshe nga entuziazmi që pritej.

Me cilësinë e drejtuesit të fushatës së opozitës për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, ka bërë një krahasim mes asaj që i ndodhi Donald Trump në SHBA dhe Sali Berishës në Shqipëri.

Ndoshta pa dashur të përfshihet në atë që konsiderohet si lufta politike mes Edi Ramës në njërën anë dhe demokratëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij, në anën tjetër, LaCivita tha se në 2024, socialistët në SHBA tentuan të burgosin Donald Trump, por dështuan.

Dhe sipas tij, në Shqipëri, në 2025-ën, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën, por do të dështojnë.

Ndonëse mund të priteshin mesazhe më të forta, LaCivita u mjaftua me pak fjali, pa dhënë ndonjë mesazh konkret, sikundër mund të imagjinohej.

“12 vite krim, 12 vite drogë dhe po për 12 vjet 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Europa”, tha LaCivita.

Mes ovacioneve të të pranishmëve, LaCivita i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që të votojnë për Sali Berishën dhe koalicionin që ai drejton.

Votoni për Berishën, jepini vendit shpresë dhe mundësi! Socialistët do dështojnë, siç dështuan edhe me Trump! Ta bëjmë Shqipërinë madhështore

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.

Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.

Edhe këtu do të dështojnë.

Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:

12 vite krim,

12 vite drogë,

Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,

Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën.

Jepini vendit tuaj mundësinë.

Dhe jepini njerëzve shpresë”, tha LaCivita.

Lini një Përgjigje