TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 20:53

Berisha thumbon Ramën: Unë i kam vitet që të gjitha bio, ti më ngjan me gjyshin e Gramozit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thumbon Ramën: Unë i kam vitet që të gjitha bio, ti

Sali Berisha, duke folur në mitingun e hapjes së fushatës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ka thumbuar Edi Ramën.

Nisur nga deklaratat e Ramës që i kujton moshën, Berisha tha se ai më qan hallin mua, njëlloj si ata që i qajnë hallin kalorësit.

“Për nga mosha unë të garantoj ty se vitet e mia, aq sa i kam, i kam që të gjitha bio. Për nga mosha ti më ngjan mua jo me Gramoz Ruçin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat tha se Edi Rama ka bërë gjithçka që të fshijë nga historia opozitën.

Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën.

Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore.

Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.

Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë.

Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.

Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë.

Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare.

Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.

Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju.

Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë.

Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores.

Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë.

Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi.

Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura”, tha kreu demokrat.

Lini një Përgjigje