TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 20:53

“Nuk jam këtu për para dhe luks”, Berisha çel fushatën: Shqipëria po lëngon, Rama në 12 vite vetëm ka vjedhur

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam këtu për para dhe luks”, Berisha çel

Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale. Me qindra demokratë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”.

Sali Berisha vendosi të ndjekë modelin e fushatës së Donald Trump, kjo edhe për faktin se në krye të fushatës është Chris LaCivita, strategu që i dha fitoren presidentit amerikan. Ky i fundit u shfaq krah liderit të PD, teksa në fjalën e tij të shkurtër premtoi fitore më 11 maj.

Në fund ai që e mori fjalën ishte Sali Berisha. Normalisht nuk munguan sulmet dhe akuzat ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës. Edhe pse nën hetim nga SPAK, Berisha tha se nuk kërkon pushtet për para dhe luks.

I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë dhe flet me vete, ka dy muaj që ka frikë, por miq u përpoq me çdo mënyrë, me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë, por ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, vazhdon mashtrimet, por për 12 viteve shqiptarëve nuk iu tregon dot një vepër sepse vetëm ka vjedhur. Lufta e tij në Partinë Demokratike është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë, kjo parti e pluralizmit politik. Kjo është partia që ka përmbysur diktaturën komuniste. Kjo parti ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, është parti që nxori”, tha Berisha.

Nisur nga deklaratat e Ramës që i kujton moshën, Berisha tha se ai më qan hallin mua, njëlloj si ata që i qajnë hallin kalorësit.

Për nga mosha unë të garantoj ty se vitet e mia, aq sa i kam, i kam që të gjitha bio. Për nga mosha ti më ngjan mua jo me Gramoz Ruçin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat tha se Edi Rama ka bërë gjithçka që të fshijë nga historia opozitën.

Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste. Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju”, tha kreu demokrat.

Në përditësim...

 

Lini një Përgjigje