TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2025, 21:42

Halit Valteri akuza Shkëlzen Berishës: 26 viktima ranë në biznesin e djalit të Saliut dhe askush nuk u dënua

Shkruar nga Pamfleti

Halit Valteri akuza Shkëlzen Berishës: 26 viktima ranë në

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e “Pamfletit” në YouTube ishte ish-deputeti Halit Valteri. Ai ka hedhur akuza ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me "Gërdecin".

Ish-deputeti Valteri ka deklaruar se Partia Socialiste do të marrë 4 mandate më shumë, se në vitin 2021. Kemi 2 ekipe në fushë-betejë dhe e njoh shumë mirë pjesën tjetër. Sipas tij, ndryshimi i PS, është që jemi garantor i drejtësisë.

Gjithë ato afera korrupsioni në 12 vite qeverisje, llogari të hapura me SPAK?

PS nuk është mburojë e personave të korruptuar që kanë llogari për të dhënë para drejtësisë. Kushdo që ka llogaridhënie duhet të shkojë të mbyllë hallet me drejtësinë dhe nëse del i pafajshëm të vijojë rrugën politike dhe nëse jo të vijojë të të marrë dënimin e merituar. Ekzistenca e SPAK do të jetë dhe mbështesin reformën në drejtësi.

Ju krenoheni me patronazhistët?

Nuk është gjë e keqe. Ne ndahemi me PD sepse nuk do drejtësi, por do drejtësi me Prokurori dhe gjyqtarë që kanë ardhur me të mbathura thesi dhe sot lëvizin me makina 400 mijë euro, që janë shkarkuar dhe sot po riciklohen, me një drejtësi ku komandohej video-arrestimi i Ilir Metës, me një drejtësi ku viktima të shumta të kësaj politike nuk bënë dot drejtësi për "21 Janarin", ku 26 viktima ranë në biznesin e djalit të Saliut dhe askush nuk u dënua. Ne aspirojmë të kemi një drejtësi që edhe kur akuzohet kryebashkiaku Veliaj, qeveria nuk i bëhet mburojë.

 

Lini një Përgjigje